Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” dhe kopshtit, Berisha: Akt çnjerëzor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit. Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se ky është një akt i shëmtuar i kryeministrit Edi Rama, i cili me këtë vendim ka mbyllur një kopësht ku ndodhen 250 fëmijë në të njëjtën moshë me fëmijën e Ramës.

Pyetja: Ditën e djeshme qeveria ka mbyllur kopshtin Turgut Ozal dhe shkollën paraunversiteare “Mehmet Akif”. Si e komentoni?

Berisha: Konsideroj një akt ndër më të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më të ndërtuar, autorin shqiptar të himnit turk Mehmet Akif Me këtë rast dua t’i them një gjë Edi Ramës. Ke mbyllur një kopsht që kanë qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë ndaj fëmijëve nuk do të ta ndërmerrte kush. Ke treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të zbrisje ti dhe të mbyllësh ti një kopsht me 255 fëmijë, një kopsht model. Ta mbyllësh për shkak të lidhjeve, akt i shëmtuar.