Komisioneri në Kavajë mbylli para orarit zyrtar qendrën e votimit. Për këtë akt të tij, gazetarët iu drejtuan duke e pyetur se se përse e bëri diçka të tilllë, kur është në shkelje të ligjit.
“Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.
E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.