Është mbyllur ditën e sotme rinumërimi i disa kutive të votimit në qarkun e Vlorës.
Janë rinumëruar 45 kutitë e fundit në qarkun e Vlorës, ku Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka verifikuar 519 QV në total, nga ku ka rezultuar që komisionerët kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Sakaq rezultoi se kryeministri Edi Rama ka marrë 16 vota më shumë se sa i takonin, po ashtu edhe Damian Gjiknuri ka marr 39 vota më shumë, ministrja Anila Denaj 20 vota më shumë.
Ndërsa sa i takon listës së Partisë Demokratike në këtë qark Bujar Leskajt i janë hequr 10 vota nga grupet e numërimit, Ina Zhupës janë shtuar 26 vota dhe po ashtu kandidatit Vangjel Anagnosti i janë shtuar 40 vota më shumë./albeu.com/