Stadiumi Air Albania nuk do të shërbeje më si qendër për vaksinimin kundër Covid 19.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila njofton se kjo pikë vaksinimi do të mbyllet, ndërsa të gjithë qytetarët që duan të marrin vaksinën anti-COVID do tu drejtohen qendrave shëndetësore.
Çdo qytetar që do të vaksinohet kundër virusit duhet të kontaktojë mjekun e familjes. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, ministria njofton se do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.
Doza e katërt e vaksinës rekomandohet të injektohet 4-6 muaj pas dozës së tretë, në varësi të rekomandimit të mjekut të familjes, thuhet në njoftimin e ministrisë./albeu.com