Pas përmbylljes së fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qyteetarët kanë nisur marshimin e radhës në kuadër të protestës së sotme. Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, ku marshimi drejt Rinasit u shoqërua nga incidente të vogla, organizatorët kanë vendosur një plan të ri lëvizjeje për të shmangur tensionet.
Aktivisti Arben Kola, në emër të organizatorëve, ka bërë me dije rrugëtimin e ri të protestuesve. Sipas planit, turma do të marshojë nga godina e Presidencës, për të vazhduar më pas drejt Unazës së Tiranës. Gjithashtu, Kola u kërkoi protestuesve që të mos bien pre e përçarjeve.
Të lidhura
None found
