Mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit

Përfundon protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë. Qytetarët protestuan përpara parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pas skandaleve të shumta dhe raportimeve të medieve ndërkombëtare se ai ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.

Ndërkohë protesta u mbyll me thirrjen që qytetarët të dalin të hënën e 10 qershorit, përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

Aty qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.


Shtuar 6.06.2024 12:51