Mbyllet procesi i votimit për kryetar dege në Berat, Këlliçi: Demokratët votuan me vullnet të lirë

Ne baze te sistemit votuan 531,nderkohe qe u votua edhe nga demokratet qe nuk ishin ne sistem por kishin teseren e Partise Demokratitke. Gazetarja Eneida Petova raporton se mendohet se numri i votuesve te ketë arritur ne mbi 600 votues,por pas perfundimit te numërimit do te dale shifra e plote e votuesve.

Gjate fjales se tij, Belind Kellici u shpreh se interesi ka qene shume i madh duke shprehur falenderimet edhe per kreun aktual te PD, Gazmend Azizi.

“Ka pasur nje interes shume te madh per zgjedhjen e kryetarit te ri. Sot eshte zhvilluar nje proces ku demokratet kane ardhur me vullnetin e tyre për te votuar. Ky proces tregon nivelin e tolerances dhe qytetarise dhe bashkimin qe ka ndodhur”, tha Këlliçi.