Mbyllet numërimi në qarkun Fier, PS fiton bindshëm, sa mandate morën PD dhe LSI

Është mbyllur procesi i numërimit në qarkun Fier. PS ka fituar bindshëm duke siguruar 91.030 vota ose 52.82% të votave e përkthyer në 9 mandate.

Ndërkohë koalicioni opozitar PD-AN ka mundur të sigurojë 64.065 vota ose 37.18%, e përkthyer në 6 mandate.

Ndërsa LSI ka siguruar deri më tani një mandat duke  marrë 12.197 vota ose 7.08%. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 08:55