Mbyllet mbledhja në Kryesinë e PD-së, kush janë emrat që kandidojnë

Mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar.

Kryesia e PD votoi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë. Ata janë:

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

 

 

Edit Harxhi

Agron Shehaj

Pesë kandidatë janë eliiminuar, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.

Nga nesër, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre. Këta individë do të shpalosin platformën e tyre deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së. Nga nëntë kandidatët për kryetar të PD-së, katër janë zgjedhur për të kandiduar dhe pesë janë eliminuar.