Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka përfunduar pas 52 ditësh rezistencë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit vijuan me një marshim nëpër rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlyshë komunistësh” dhe “Arrestoni Ramën”.
Të lidhura
None found
Prej më shumë se shtatë javësh, protesta është zhvilluar pa ndërprerje. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë kërkuar vazhdimisht ndryshim politik, përgjegjësi institucionale dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë njoftuar gjithashtu një tubim tjetër më 23 korrik, përpara Parlamentit, në ditën e seancës së fundit plenare.
