Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në territorin e pushtuar nga Rusia në Ukrainë është mbyllur plotësisht.
Lajmin e bëri të ditur The Energoatom, agjencia shtetërore përgjegjëse për centralin, e cila bëri me dije se operacionet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, të kontrolluar nga Rusia, janë ndalur plotësisht.
Agjencia tha se rivendosja e energjisë në termocentral e kishte lejuar atë të bënte gjënë më të sigurt dhe të fikte reaktorin e saj të gjashtë dhe të fundit në punë.
Kievi të mërkurën u bëri thirrje banorëve të zonave të pushtuara nga Rusia përreth uzinës, më e madhja në Evropë, të evakuohen për sigurinë e tyre. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për granatimin e centralit bërthamor, duke rrezikuar një fatkeqësi bërthamore.
Për disa ditë, termocentrali kishte përdorur të vetmin reaktor të mbetur në punë për të gjeneruar energjinë e nevojshme për operacionet thelbësore të ftohjes pasi të gjitha linjat e energjisë elektrike nga jashtë u shkëputën si rezultat i luftimeve në zonë.
Një mision prej 14 anëtarësh i dërguar nga IAEA javën e kaluar në raportin e tij bëri thirrje për “krijimin e menjëhershëm të një zone mbrojtëse të sigurisë bërthamore” rreth uzinës pasi ajo përballet me një situatë “të paqëndrueshme” mes bombardimeve të shpeshta.