Mbyllen fjalimet në protestën e opozitës, Berisha lagohet

Rreth dy orë ka zgjatur protesta e opozitës, e cila ishte e qetë. Kanë qenë anëtarë të PD-së, të rinj të FRPD, aktivistë, deputetë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i PD-së Sali Berisha që kanë mbajtur fjalën.

Thirrjet e tyre kanë qenë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit kryetar të një organizate kriminale që vjedh, varfëron dhe largon shqitarët.

Gjithashtu u bë thirrje ndaj socialistëve, punonjësve të administratës dhe atyre që zgjedhin të mos përfshihen fare në politikë, të marrin pjesë në atë që Berisha e cilëson “revlucion”.

Pas mbarimit të fjalimit, Berisha u largua nga sheshi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa qytetarët filluan të shërndahen./albeu.com


Shtuar 3.03.2023 14:00