Mbushi frigoriferët me vaksina kineze, Rama i qetë: 30 mijë vaksinime në ditë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu  kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv për grupmoshën +70 vjeç në qytetin e Laçit.

Rama është shprehur se kjo është vetëm faza e parë dhe në ditët në vijim pritet që të shkojë deri në 30 mijë vaksina për të mbyllur dozën e parë të vaksinimit për kategoritë më të rrezikuara.

“Jemi vetëm në fillime dhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë mund të bëjmë dozën e parë masivisht, pastaj doza e dytë na jep më shumë kohë. Rrespekte dhe shumë me shëndet”, ka thënë Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër ministrja Manastirliu është shprehur se deri këtë të martë pritet që numri i përgjithshëm i të vaksinuarve të shkojë në 100 mijë.

“ Në dy ditët e vaksinimit masiv janë mbi 30 mijë vaksinime, jemi në nivel të mirë, sot shkojmë në 100 mijë vaksinime bashkë me dozën e dytë,  që nga dita e parë. Treguam që kemi kapacitete për të vaksinuar”, ka thënë ajo. /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 12:03