Ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano, ka thënë se është gati të konsiderojë përfundimin e subvencioneve shtetërore për trupat e teatrove dhe produksionet ku ka pasur incidente të ngacmimeve seksuale ndaj grave.
“Unë e konsideroj mbrojtjen e grave një prioritet absolut dhe për të arritur këtë qëllim, do të mobilizohem në një mënyrë shumë serioze”, tha Sangiuliano të enjten, duke folur në komisionin e çështjeve kulturore të Parlamentit italian dhe Senatit.
“Jam i gatshëm të shqyrtoj mundësinë e ndalimit të çdo subvencioni nga ministria jonë, për kompanitë dhe produksionet ku ka pasur ngacmime”, shtoi kreu i Ministrisë së Kulturës italiane.
Gennaro Sangiuliano nënvizoi se “është një çështje kulture dhe edukimi për të gjithë italianët”.
Qëndrimet e ministrit italiane u prezantuan pas ankesave të shoqatës Amleta, të cilës gazeta La Repubblica i kushtonte një sërë artikujsh, me temën e ngacmimit seksual, abuzimit dhe shantazhit ndaj grave, në fushën e teatrit, televizionit dhe kinemasë. /albeu.com