Pas raportimeve se Rusia shkaktoi rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi, sekretari britanik i mbrojtjes i ka bërë thirrje Moskës të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare.
“Çelësi këtu është që të gjitha palët të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve ta bëjnë këtë,” tha Ben Wallace nga ekspozita e mbrojtjes DSEI Japan, në Tokio.
“Amerikanët kanë thënë se mendojnë se është joprofesionale”, shtoi ai.
Incidenti përfshinte një avion luftarak rus Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, duke shënuar takimin e parë të tillë të drejtpërdrejtë midis dy fuqive që nga fillimi i pushtimit dhe rrezikon thellimin e tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit./albeu.com