Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se plani rus i pushtimit ka nisur tashme dhe pritet që situata të përshkallëzohet nga dita në ditë.
Lajmin e bëri të ditur gjigandi mediatik BBC, ku bëjnë të ditur se nga konfliktet në Lindje rrezikohet e gjithë Europa.
Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë në një konferencë për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.
“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve.
Gjithashtu bëhet me dije se konfliktet në Ukrainë janë përshkallëzuar pas përqëndrimit të një numri të lartë trupash në kufij.
Shërbimet sekrete amerikane dhe ruse bëjnë me dije se preteksti i luftës është gjetur tashmë dhe në kufij ndodhen rreth 190 mijë trupa, ose 70 % e forcës ushtarake ruse./albeu.com/