Mbretëresha thirrje liderëve botërorë në Samitin e Klimës: S’ka vend për fjalë, koha për veprim

Mbretëresha Elizabeth II u ka kërkuar udhëheqësve botërorë që të krijojnë një “të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme” për planetin.

Në një video-mesazh, ajo u kërkoi delegatëve të COP26 të ngrihen mbi politikën e momentit dhe të shohin se koha për fjalë tani ka kaluar në kohën e veprimit.

Ajo tha se “historia ka treguar se kur kombet bashkohen në kauzë të përbashkët, ka gjithmonë vend për shpresë”

Monarkja 95-vjeçare ishte planifikuar të merrte pjesë në konferencën në Glasgoë. Por ajo pati probleme me shëndetin dhe nuk mundi të shkonte.

Mbretëresha më tej në fjalimin e saj tha: “Është një burim i madh krenarie për mua që roli kryesor që burri im luajti në inkurajimin e njerëzve për të mbrojtur planetin tonë të brishtë, jeton përmes punës së djalit tonë të madh Charles dhe djalit të tij të madh Ëilliam. Nuk mund të isha më krenarë për ta. Është shpresa e shumë njerëzve që trashëgimia e këtij samiti, e shkruar në librat e historisë ende për t’u shtypur, do t’ju përshkruajë si liderët që nuk e humbën mundësinë; dhe që iu përgjigjët thirrjes së atyre brezave të ardhshëm./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 20:52