Mbretëresha sëmurë, e gjithë familja i shkon pranë, përfshirë Meghan dhe Harryn

Anëtarët më të afërt të familjes mbretërore po shkojnë pranë mbretëreshës, e cila nuk ndodhet ne gjendje të mirë shëndetësore. Mes atyre që kanë udhëtuar për në Balmoral janë edhe dukesha dhe duka i Sussex, Meghan Markle dhe princ Harry.

Monarkja ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër:

Princi Charles, Princi i Uellsit, është fëmija i saj më i madh dhe trashëgimtari i fronit. Ai është i martuar me Camilla, dukeshën e Cornwall

Princesha Anne, Princesha Mbretërore, është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e Mbretëreshës. Ajo është e martuar me zëvendës adm Timothy Laurence dhe ka dy fëmijë me burrin e saj të parë, kapitenin Mark Phillips, Peter Phillips dhe Zara Tindall.

Princi Andrew, Duka i Jorkut, është fëmija i tretë i Mbretëreshës dhe ka dy vajza me ish-bashkëshorten e tij, Dukeshën e Jorkut, Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie. Ai dha dorëheqjen si një “Royal që punon” në 2019 pas një interviste të diskutueshme në Newsnight

Princi Eduard, Earl i Wessex është fëmija i saj më i vogël. Ai është i martuar me Sophie, konteshën e Wessex dhe ata kanë dy fëmijë, Louise dhe James Mountbatten-Windsor.

Princi ëilliam, Duka i Kembrixhit, ka udhëtuar edhe sot në Balmoral. Djali i madh i Princit Charles dhe gruas së tij të parë, Diana, Princesha e Uellsit, ai është i martuar me Katerinën, Dukeshën e Kembrixhit.

Ata kanë tre fëmijë, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis./albeu.com