Mbretëresha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi perandorit të Japonisë.
Monarkja e Mbretërisë së Bashkuar tha: “Familja ime dhe unë ishim thellësisht të pikëlluar kur morëm vesh lajmin për vdekjen e papritur dhe tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kam kujtime të bukura nga takimi me Abe-n dhe gruan e tij gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Dashuria e tij për Japoninë dhe dëshira e tij për të krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar, ishin të qarta. Dëshiroj të përcjell lutjet dhe ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë në këtë kohë të vështirë”.
Kujtojmë se Abe u vra në Japoni ndërsa po mbante fjalën, gjatë një takimi elektoral./albeu.com