Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i PL, Erisa Xhixho: Arsimi ka dështuar. Nuk përgatisim dot mësues, sepse nuk ka kapitale

Këtë të mërkurë, Partia e Lirisë, ka mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar, ku në fokus janë problemet me të cilat përballet arsimi sot në Shqipëri, si pasojë e keqqeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendës Presidentja e kësaj partie Erisa Xhixho, theksoi se arsimi ka dështuar.

“Nuk përgatisim dot mësues sepse nuk ka kapitale, si ekonomike ashtu edhe njerëzore”, theksoi ndër të tjera Erisa Xhixho.

Gjithashtu, Xhixho theksoi se shqiptarët po përballen me një regjim mafioz, ndërsa theksoi se zgjidhje shumë problemeve do u japin 5 prioritetet e partisë së saj.

Ajo tha se PL-ja ka një plan të qartë për të rikthyer Shqipërinë te shqiptarët.

“PL ka një plan të qartë se si mund ta rikthejmë Shqipërinë, shqiptarëve. Kjo qeveri e korruptuar i ka bërë të këqija vendit. Janë 5 prioritete të PL-së, të cilat janë të panegociueshme. Ato do të zbatohen sapo ne të jemi në qeverisje nesër. Nëse flasim për të ardhmen, duhet të flasim për edukimin, për shkollat.

Politikat e dështuara pa vizion e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë. Nuk përgatisim dot mësues, se nuk kemi kapital njerëzor. Ndaj rritja e pagave për pedagogët, që ishin qesharake, nuk ka zgjidhur asnjë problem”, tha ajo.


Shtuar 1.05.2024 10:45