Mblidhet Komisioni Hetimor për 25 prillin, Gogu-Alibeajt: Hartuat rregullore sipas mendjes tuaj, jo sipas ligjit

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj është shprehur që secili i pranishëm mund të shprehë kërkesat e tij, Toni Gogu, nënkryetari, iu përgjigj duke thënë se është shelur ligji dhe se rregullat janë hartuar sipas mendjes.

“Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrantë edhe sot vazhdoni. Hartuat një rregullore sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisionin. Kërkesat tona për zgjedhjen e sekretarit dhe miratimin e rendit të ditës janë u mohuar. Ne shumicës na u mohua e drejta e votës në Komisionin ku do të hetojmë se si qytetarët iu mohua e drejta e votës.  Sot përsërisim kërkesën tonë që t’i ktheheni logjikës së ligjit, zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull sepse nuk mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni”, tha Gogu.