Mblidhet Komisioni Hetimor, miratohen dy ekspertët e rinj për shkarkimin e Metës

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur ditën e sotme në seancën e radhës.

Mësohet se  këtë anëtarët e komisionit kanë miratuar planin për hetimin dhe shkarkimin e presidentit Meta.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Kanë ardhur shkresat nga Bashkia Tiranë dhe SPAK. Kanë ardhur shkresat nga AMA she nga Policia e Shtetit. Erind Mërkuri emërohet si ekspert ligjor. Artan Spahiu emërohet si ekspert ligjor“, ka thënë Hyseni.


Shtuar 14.05.2021 11:45