Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në orën 18:00, mbledhje e cila do të zhvillohet në selinë qendrore të partisë.
Sipas njoftimit zyrtar drejtuar anëtarëve, në rendin e ditës është paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm të forcës politike, si dhe zhvillimi i infrastrukturës së saj digjitale.
Të lidhura
None found
Ky dokument pritet të përcaktojë hapat konkretë për përditësimin e organizimit të brendshëm të strukturave, me fokus të veçantë te integrimi i teknologjisë dhe mjeteve digjitale në aktivitetin e përditshëm politik. Mbledhja zhvillohet në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm që po ndërmerr selia e kaltër.
