Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, vendosen prioritetet: Beteja me njerëzit!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar socialist.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë vendosur prioritetet e aktivitetit parlamentar.

Në një postim në Facebook, ministrja Elisa Spiropali thotë se grupi socialist do të adresojë në Kuvend sfidat me natyrë politike, ekonomike, sociale dhe jo vetëm.

Puna e grupit socialist do të ngrihet në një tjetër nivel, thekson Spiropali përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.

” Kuvend-Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Sot, me kryeministrin Edi Rama vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.

Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, shkruan Spiropali.

/Albeu.com


Shtuar 18.10.2023 12:53