Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme ku ka vendosu çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 214 Lekë/litri për gazoilin;
• 194 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 226 Lekë/litri për gazoilin;
• 206 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi ditën e sotme, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim./albeu.com