Sot është mbledhur Kryesie e Re e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes Rama, në një komunikim me gazetarët dhe ka paralajmëruar anëtarët e parisë duke iu thënë se askush nuk do të punojë në shtet.
Rama më tej u shpreh se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së.
“Në bazë të disa vendimeve puna në territori do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të te për të ecur më tutje.
Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejteorirtë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse.
Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet. Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë”, tha Rama./albeu.com