Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, është propozuar shkarkimi i kryetarëve të 11 degëve të kësaj force politike.
Sipas burimeve janë shkarkuar kryetaret e degeve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në Kryesinë e PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.
Propozimi për rendin e sotëm të ditës;
1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qendrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.
Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Air Albania”, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të Bashës.
Ndërkohë, ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar për miratimin e vendimeve që do të marrë Kryesia e PD sonte./albeu.com/