Kryeministri Edi Rama dhe ministRAT e kabinetit të qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Mal të Zi, në kuadër të mbledhjes se dy qeverive që do të zhvillohet sot.
Ata janë pritur me ceremoni zyrtare nga krYeministri Dritan Avazoviç.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.
Mbledhja këtë herë do të zhvillohet në Podgoricë, ndërsa e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.
Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë pritet të zgjasë më shumë se dy orë dhe do të fokusohet te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.
Në fund do të nënshkruhet deklarata e përbashkët, dhe ajo e marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna./albeu.com/