Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e dy qeverive ka thënë se duhet të flasin si diplomatë dhe të sillen si patriotë.

“Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë.  Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kamë bërë 8 muaj, pra jam duke përparuar.  Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse”, tha Kurti./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 10:40