Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Problemet politike t’i zgjidhim në fillim, jo në fund

Ka nisur mbledhja e dy qeverive në Prishtinë. Fjalën i pari e ka mbajtur kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm.

Kurti tha se duhen zgjidhur së pari problemet politike e më pas të tjerat, për të pasur bashkëpunim, integritet dhe zhvillim të qendrueshëm.

 

 

“Në mbledhjen e kaluar thamë që jemi popull optimistë e gjithnjë jemi një. Besoj duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Entuziamzmi është organizimi më i mirë i mundshëm mes imagjinatës e racionalitetit.

Sfidat sot janë të shumta e situata politike botërore duket shumë e rënduar. Ne mund ta lexojmë këtë gjendje më mirë e më qartë.

Kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur përcaktimi ynë është më i thjeshtë.

Marrëdhëniet me dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar.
Është dëshmi gjithashtu se bashkëpunimi, integrimi e zhvillimi i qendrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund. Lënia për fund e mbajtja pezull e zgjidhjes të problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”, tha Kurti.


Shtuar 20.06.2022 11:24