Mbi kokën e socialistit u valëvit flamuri i PD, procedohet 28-vjeçari (VIDEO)

Petrit Malaj, kandidati i Partisë Socialiste në Tropojë ka mbajtur sot një nga takimet e radhës në kuadër të fushatës elektorale para zgjedhje të 25 prillit, por  ndërkohë që Malajt fliste, flamuri blu i PD-së valëvitej mbi kokën e tij dhe komandohej nga një dron.

28-vjeçari përgjegjës për këtë veprim është proceduar penalisht në gjendje të lirë. I riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin  e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Postimi i Petrit Malaj:

“Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojan me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik!

“I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare.

Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë”.  /albeu.com/

Shtuar 10.04.2021 06:04