Mbi 9 milion injektime në Zvicër, 5300 me efekte anësore

Rreth 9.2 milion doza vaksinash janë kryer deri më sot në Zvicër në një pjesë të gjerë të popullatës.

Një pjesë e këtyre vaksinave, ekzaktësisht rreth 5300, kanë rezultuar me efekte anësore tek personat e injektuar.

E llogaritur në raportin vaksinë – efekt anësor, i bie që në një nga 1734 doza vaksinash janë raportuar efekte anësore, shkruan sda.ch. Dy të tretat e tyre nuk ishin të rënda.

Kryesisht janë prekur gratë dhe të moshuarit; mesatarisht, të prekurit ishin 57.7 vjeç, ka njoftuar Sëissmedic të premten. 21.9 për qind ishin 75 vjeç ose më të vjetër.

Në raportet ku efekti anësor është klasifikuar si serioz, personat e prekur ishin mesatarisht 61.3 vjeç.

Në 133 nga rastet e rënda, njerëzit e prekur kanë vdekur në periudha të ndryshme pas vaksinimit. Por, sipas Sëissmedic, nuk ka asnjë dëshmi konkrete se vaksinimi ka sjellë vdekjen, pavarësisht afërsisë kohore kur kanë ndodhur vdekjet.

Mosha mesatare e të vdekurve nga kjo kategori ishte 80.7 vjet.

Më tutje, raporti i Sëissmedic tregon se vaksina Moderna ka shkaktuar më shpesh efekte anësore (61.8 për qind) sesa ajo nga Pfizer / Biontech (36.5 për qind). Ndërsa emri i vaksinës mbetet i panjohur në 91 raste ose 1.7 për qind të rasteve me efekte anësore.

Sipas Sëissmedic, efektet anësore të raportuara dhe analizuara nuk ndryshojnë gjendjen sipas të cilës përfitimi nga vaksinimi mbetet shumë më i lartë se sa rreziku sa u përket dy vaksinave të miratuara në Zvicër./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 08:16