Mbi 800 klientë për dy muaj, çmontohet rrjeti i prostitucionit kinez në Itali, pronari i hotelit ishte shqiptar

Policia italiane ka goditur një rrjet kinez prostitucioni, ku bënte pjesë edhe një shqiptar.

Për pasojë  pesë persona janë vënë nën hetim, mes tyre pronari shqiptar i hotelit ku kryehej aktiviteti i paligjshëm.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se në 2 muaj në hotelin e shqiptarit janë paraqitur 825 klientë për 4 prostitutat.

Si funkiononte organizata:

Organizata drejtohej nga dy gra kineze të moshës 49 dhe 51 vjeçe, të mbështetura nga Furio Ardissone një 68-vjeçar banues në Torino dhe Artan Sulaj 54-vjeçari shqiptar, pronar i hotelit  së prostitucionit në Asti.

Organizata reklamonte biznesin në web, dhe përmes një call center-i bënte rekrutimin e prostitutave të reja dhe raportimin e të ardhurave.

Në dy muaj u konfirmuan 825 klientë, me shfrytëzimin e 4 prostitutave të ndryshme,me një për një xhiro prej 42 mijë eurosh.

Autoritetet thanë se hetimi kishte nisur në fillim të vitit 2022, teksa nga kontrollet janë sekuestruar edhe rreth 18 mijë euro cash dhe një armë. Gjatë operacionit, u arrestua edhe një grua tjetër kineze, Dan Hong, 42 vjeç, e akuzuar se kishte menaxhuar së fundmi shtëpinë në Asti, duke shfrytëzuar dy prostituta./albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 13:44