Mbi 2,000 viktima nga tërmeti, Kosova e gatshme të ndihmojë Marokun

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë në gatishmëri për të ndihmuar Marokun, pas tërmetit shkatërrues ku deri tani numërohen mbi dy mijë viktima.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci njofton se Kosova po e përcjell me vëmendje dhe keqardhje situatën në Marokun e shkaktuar nga tërmeti 6.8 Rihter.

Maqedonci i bën me dije ministrit maroken Abullatif  Loudiyi se Kosova është në gatishmëri të plotë që “të ofrojmë me të gjiha kapacitet tona” të specializuar për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbjen në zonat e prekura.

Ministri ka shprehur mbështetjen dhe për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken në këto çaste të vështira.

“Po e përcjellim me shumë vëmendje dhe keqardhje situatën në Marok të shkaktuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit.”

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë”, njofton Maqedonci.


Shtuar 10.09.2023 18:48

Tags: ,