Mbi 10 mijë punonjës shëndetësorë “hapin krahun”, çfarë parashikon ligji i ri në Greqi për të pavaksinuarit

Greqia me fillimin e Shtatorit do të nisë edhe “reprezaljet” për të pavaksinuarit.

Ligji i ri në Greqi parasheh pezullimin nga puna të punonjësve shëndetësorë që nuk janë vaksinuar ende.

Bëhet fjalë për 10 mijë mjek të cilët mund të dalin në rrugë nëse nuk i binden urdhërit të qeverisë për vaksinim të detyruar.

Nëse pas largimit nga puna, ata vendosin të vaksinohen brenda 24 orëve, ata mund të rikthehen në punë pas 14 ditëve nga doza e parë e vaksinimit./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 10:15