Mbete në derë? Luli: Sa mire që nuk u martova. Elmazi: E vuajnë shumë

Në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi u diskutua sot pikërisht për vitet 40, se sa na flet mosha apo na mësojnë vitet. Të pranishëm në diskutim ishin Luljeta Nallbani, Najada Elmazi dhe Ilir Dushkaj të cilët dhanë mendimet e tyre lidhur me këtë. Në një pikë ishin të tre dakord që pas 40-ave njeriu bëhet më i pjekur dhe e di se çfarë kërkon.

Ermali i pyet nëse është martesa një etalon shumë i rëndësishëm i shoqërisë sonë për ta lidhur me pjekurinë  profesionale dhe personale.

Najada u shpreh se: ‘Martesa varet si ti e krijon, partneri me të cilin ti ndan jetën. Por, brezi sa vjen është më i shpenguar, kam përshtypjen më tepër është tek bashkëjetesa, kontratat martesore as nuk ekzisotjnë më, është tek mënyra se si ndihen. Më tepër është presioni nga brezi i vjetër duke filluar me prindërit e më tej. Në momentin që të duhet të ndash disa pushime me familjarët apo në shoqëri bëhet tema kryesore”.

Najada theksoi gjthashtu se e vuajnë shumë mentalitetin “bo bo na iku mosha” sidomos nëse janë mbi të 40-at.

“Kur je mbi të 40-at situate bëhet alarmante dhe kërkojnë me ngulm e ndonjëherë për faktin hë se na iku koha, mosha, fillopjnë të bëjnë zgjidhje të gabura, apo se duhet të bëjnë se nuk kanë më kohë’’

Nga ana tjetër Luli rrëfeu se:  “Shyqyr që s’u martova! Ah po të isha martuar do ishte gabimi më i madh përr mua. Po të isha martuar s’do isha këtu unë, do kisha “vdekur”, burri do ishte xheloz do të më kishte hedhur burri nga kati i shtatë”, tha ajo duke qeshur.

Ndër të tjera shtoi se nuk do të lidhej me një djalë me diferencë moshe.

Duke qenë një nga baristët më të njohur në Tiranës, sigurisht që edhe koktejlin ia përgatit njerëzve të personalizuar, nisur kjo edhe nga mosha.

Ermali e pyet Ilirin nëse është një legjendë urbane që të vegjëlit lidhen me më të mëdhenjte per interesa.

Nuk është legjendë urbane është realitet. Por është një mënyrë kompesimi, edhe ne që jemi më të mëdhenj ndihemi më të vëgjël sepse të gjithë përdorim Instagramin ose rrjetet sociale. Kjo të bën të jesh pak xheloz dhe kërkon të marrësh nga ajo eksperiencë, nga ajo rini, e kundërta ndodh për ato që janë mosha më të reja që duan të marrin eksperiencën e atyre që janë më të mëdhenj.  Këtu puqen të dyja interesat”, pohoi Iliri.


Shtuar 10.11.2021 18:48