Mbështetësit e tij shqyen derën e selisë blu, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që të vetëpërmbahen në protestën e sotme para selisë.

“Të vetëpërmbahen. Basha është i shkarkuar. Unë kërkoj vetëpërmbajtje. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama”, tha Berisha.

Në lidhje me hyrjen e mbështetësve të tij në seli, Berisha ka thënë:  “Kanë hyrë në shtëpinë e tyre. Nëse dikush të mbyll derën e shtëpisë, do e hapësh. Nuk ka kuptim që njërit anëtarë t’i mbyllet dera dhe tjetri të lejohet”./albeu.com

 


Shtuar 8.01.2022 11:36