Foto ilustruese
Një 37-vjeçar nga Maliqi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në spitalin e Korçës pa shenja jete.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Njoftimi i policisë
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com