Mbërrin në Shqipëri nga Kolumbia “Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull

Shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, është ekstraduar nga Kolumbia në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me 14 vite burg të dhënë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës në Frakull.

Autoritetet e konsiderojnë Rodriguez një prej personave kryesorë të grupit kriminal që merrej me aktivitetin e laboratorit të drogës, i cili u zbulua gjatë një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë të zhvilluara në vend.

Të lidhura

None found

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe zbulimit të laboratorit, kolumbiani ishte larguar nga Shqipëria për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë. Ai u identifikua dhe u arrestua më vonë në Kolumbi, duke nisur kështu procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.

Tashmë, pas mbërritjes në vend, Saimir Rosales Rodriguez do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg. Çështja e laboratorit të kokainës në Frakull vijon të konsiderohet një nga dosjet më të rëndësishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.


Shtuar 6.08.2026 21:36

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss