Mbërrin në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur dozat e para të vaksinës Pfizer, të blera nga Qeveria.

Në njoftim thuhet se do të nisë vaksinimi në masë, duke u shtrirë dhe në kategoritë e tjera, deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021. Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më 28 maj, MSH-ja kishte njoftuar se kishte firmosur kontratë me kompaninë Pfizër për blerjen e 1.2 milionë vaksinave anti-COVID.

Sipas MSH-së, vaksinat duhet të vijnë deri në fund të vitit, ndërkohë që kontingjenti i parë ka mbërritur sot, e i dyti pritet të mbërrijë nesër./albeu.com

Shtuar 28.06.2021 19:47