Mbërrijnë në Shqipëri edhe 37 shtetas të tjerë afganë, akomodohen në Qytet Studenti

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 37 shtetas të tjerë afganë, duke ë çuar kështu numrin total të tyre në Shqipëri në 644.

Mësohet se këta shtetat janë akomodua fillimisht në Qytet Studenti, për t’u transferuar në më vonë në bregdet.

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton Ministria e Jashtme. /albeu.com/


Shtuar 2.09.2021 08:30