Të tjera doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri. Falë kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 16,380 doza.
“1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori Luigi Soreca dhe Ambasadori, Christian Steiner në Aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan Rama.