“Mbërrijnë në Rinas 340 mijë doza Coronavax”, Manastirliu: Do të intensifikojmë vaksinimin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar se në Rinas kanë mbërritur 40 mijë doza të vaksinës Coronavax.

Manastirliu shprehet se do të intensifikohet vaksinimi me ditët e hapura të vaksinimit masim dhe me njësitë lëvizëse.

Postimi i Manastirliut:

Lajm i mirë

340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.

Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga #Covid19./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 08:23