Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar se në Rinas kanë mbërritur 40 mijë doza të vaksinës Coronavax.
Manastirliu shprehet se do të intensifikohet vaksinimi me ditët e hapura të vaksinimit masim dhe me njësitë lëvizëse.
Postimi i Manastirliut:
Lajm i mirë
340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga #Covid19./albeu.com