Mbërrijnë në Rinas 117,000 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur 117 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit

2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat #falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 21:23