Mbërrijnë në Rinas 11700 vaksina Pfizer, Rama: Nuk ndalemi!

11 700 vaksina Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme duke theksuar se nuk do të ndalet, derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit në vend.

Mesazhi i Ramës:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ???

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?

#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim ??‍♂️


Shtuar 21.06.2021 21:35