Mbërrijnë 25 mijë doza Sputnik, Manastirliu me lajme të mira

Këtë të premte kanë mbërritur në vendin tonë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu  ka bërë me dije se duke filluar nga sot  do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç.

Në fjalën e saj ndër të tjera ka theksuar se objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime gjatë qershorit dhe në pranverë të vitit 2022 të kemi dhe vaksinimin e të gjithë popullsisë.

“Në bazë të plani tonë të kombinuar të vaksinimit jemi gati që të ulim fashën e vaksinimit nga -57 vjeç dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në portalin E-Albania. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milionë vaksinime në muajin qershor, dhe misioni ynë do të vijojë që të lidhim marrëveshje me shumë kompani për të vijuar me planin tonë të vaksinimit që deri në verën e 2022 të kemi gjithë popullsinë e vaksinuar”, ka thënë Manastirliu.


Shtuar 11.06.2021 12:16