Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pak minuta më parë pamje nga nisja e ditës së tretë të Samitit të NATO-s në Madrid.
Duket se kreu i shtetit është rikthyer në zakonin e vjetër duke veshur atletet e bardha.
Në postimi e tij ku shfaqet duke biseduar me liderët Evropian, e në veçanti me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, Rama ka shkruar “Mbase sot lajmi i mirë” duke kryqëzuar gishtat, ndërsa mbetet ende mister se për çfarë mund të bëhet fjalë.
Dy duket të jenë mundësitë për lajmin e mirë, i cili mund të jetë ose është në lidhje me anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë dhe e dyta, një lajm në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por nuk përjashtohet çdo gjë tjetër./albeu.com