Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë pritur me brohoritma nga qytetarët në Mitrovicën e Jugut.
Një numër i lartë qytetarësh kanë dalë që t’i presin policët pas kthimit nga Jarinja dhe Bërnjaku, transmetojnë burimet vendase.
Kujtojmë se më parë, ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mbështetje të policisë./albeu.com