Mbappe është ende një fans i Ronaldos, mesazhi ndaj portugezit

Kylian Mbappe e do Ronaldon.

Cristiano ka bërë një postim pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës. Mbappe erdhi në komente duke lënë këtë mesazh: “????”.

Prej kohësh dihet që Mbappe ka qenë një fans i CR7 që në fëmijëri.

“Ai është një tifoz i Real Madridit dhe Cristiano është idhulli i tij”, shpjegoi babai i Kylian për France Football. “Ai kaloi orë të tëra duke parë video të Ronaldos duke luajtur në internet.”

“Ronaldo është idhulli i fëmijërisë sime, ishte një kënaqësi e madhe që e takova. Por tani gjithçka është në të kaluarën”, tha Mbappe në fund të vitit 2017, para përballjes me Real Madridin. Unë jam duke luftuar për rezultatin. Pra, nuk ka fare rëndësi se kush është kundër nesh”. /G.D albeu.com/


Shtuar 12.12.2022 09:05